E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel qeteson gjermanet per ceshtjen greke

Pas takimit të Angela Merkel me kryeministrin grek Antonis Samaras, ku ky i fundit i ka kërkuar kancelares që liderët europianë të mos spekulojnë me ceshjten e Greqisë, Merkel u ka kërkuar eksponentëve politikë të Gjermanisë t’i peshojnë mirë fjalët. Ajo ka vlerësuar përpjekjet e Samaras në luftën ndaj krizës dhe u ka kërkuar gjermanëve të mos spekulojnë më mbi të ardhmen e Greqisë në Eurozonë. Kur flitet për Greqinë janë në lojë shumë gjëra ka thënë Merkel. "Jemi në një fazë vendimtare të luftës kundër krizës. U kërkoj të gjithëve që të masin mirë fjalët”, është shprehur kancelarja për televizionin publik ARD. Në intervistë ajo kundërshtoi edhe kreun e Bundesbank duke thënë se beson që politikat e bankës qendrore europiane janë në linjë me mandatin për të garantuar stabilitetin e çmimeve në eurozonë. Kancelarja reagoi pas deklaratës së Bundesbank që e cilësoi si një drogë shumë të rrezikshme planin e Bankës Qendrore Europiane për të blerë bono si dhe pas deklaratës së një prej aleatëve të saj që bëri thirrje për largim të Greqisë nga eurozona në vitin tjetër. Komentet e kreut të bankës qendrore gjermane Jens Ëeidmann si dhe ato të kreut të partisë aleate Unionit Kristian Social të Bavarisë Alexander Dobrindt, janë tregues të rritjes së pakënaqësisë së gjermanëve në lidhje me politikën që është ndjekur në zgjidhjen e krizës 3 vjeçare të borxheve sovrane. Kritikat e brendshme ngushtojnë hapësirat e manovrimit për kancelaren në një moment kur Greqia ka shumë nevojë të ndihmohet, ndërsa politikë bërësit duhet të shmangin kontaminimin e eurozonës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›