E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali me qumështin, vdesin 3 foshnja të tjera

Pekin - Tre foshnja të tjera kanë humbur jetën nga melanina e përzier në qumështin e fëmijëve të tregtuar në Kinë. Autoritetet kineze lajmërojnë se ka arritur në gjashtë numri i foshnjave të vdekura pas skandalit të qumështit në këtë vend. Mediat e Pekinit publikojnë se Kryeministri kinez Ven Xhiabao inicoi riorganizim të plotë të sistemit të sigurisë të produkteve ushqimore, e veçmas të sistemit të lidhur me prodhimtarinë e qumështit industrial. Ndërkohë, numri i të sëmurëve nga qumështi në fjalë ka arritur në 294 mijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›