Siri, policia qëllon protestuesit
Forcat siriane të sigurisë kanë qëlluar ndaj mijëra protestuesve të tubuar në qytetin Dara.
Dëshmitarët thonë se policia nuk është e veshur në uniformë, ndërsa xhamia Al Omari është shndërruar në "spital" për të plagosurit.
Protestat në Dara, të frymëzuara nga kryengritjet popullore në Tunizi dhe Egjipt, kanë hyrë në ditën e tretë te tyre. Ato bëjnë thirrje për liri politike dhe fund të korrupsionit në vend.