E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zbulohet” bunkeri i Gedafit

Në një kohë kur mbi Libi kanë nisur të bien bomba dhe raketa, zbulohet edhe bunkeri i liderit libian, Muamar Gedafi. Një grup gazetarësh të huaj janë lejuar të vizitojnë vendstrehimin e tij, duke zbuluar një grup të madh kazermash betoni.

Koloneli ka edhe një mbrojtje tjetër. Qindra mbështetës të tij, shumica gra dhe fëmijë janë ofruar të kthehen në mburoja njerëzore për liderin e tyre. Një pjesë janë familjarë të forcave të Gedafit të cilët thonë se do ta mbrojnë kolonelin me trupat e tyre në rast bombardimit të kompleksit.
Megjithatë, shumë raporte nga pjesë të ndryshme të vendit, sidomos nga zonat e kontrolluara nga rebelët, flasin për entuziazmin e banorëve në momentin e nisjes së bombardimeve.

Në Uashington qindra protestues u mblodhën para Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër ndërhyrjes ushtarake në Libi dhe kundër konflikteve në Irak dhe Afganistan.

Grupi “Veteranët e Paqes”, mendojnë se Shtetet e Bashkuara po shpenzojnë shuma marramendëse në fushatat e tyre ushtarake dhe duke shfrytëzuar 8 vjetorin e pushtimit të Irakut, kërkuan tërheqjen e menjëhershme të SHBA-së nga ky vend.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›