E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel takon shefen e FMN-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, do të takohet sot në Berlin me shefen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristinë Legard.

“Ky është një takim joformal. Shkëmbim mendimesh”, ka thënë zëdhënësi i kancerlares, Shtefan Shejbert, duke bërë të ditur se dy zyrtarët nuk do të dalin në konferencë për media.

Takimi me Legardin është në mesin e shumë të tjerëve që Merkel po zhvillon në fillim të vitit, teksa Evropa përpiqet të dalë nga kriza financiare.

Të hënën ajo ka takuar presidentin francez, Nikolas Sarkozi, ku ka diskutuar për mënyrat e kapërcimit të kësaj krize.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›