Pakistan, talebanët sulmojnë ndërtesat qeveritare

Ministria e Brendshme e Pakistanit tha se të paktën dy policë kanë humbur jetën kur sulmuesit talebanë kanë qëlluar ndërtesat qeveritare në provincën Paktia.
I njëjti burim bën të ditur se beteja po vazhdon ende në kryeqytetin e provincës, Sharana.
Talebanët tashmë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin. Zëdhënësi i tyre, Zabihollah Moxhahed, ka thënë se një grup sulmuesish ka kryer operacionin.
Deklarata e Ministrisë së Brendshme konfirmon se talebanët kanë marrë peng edhe njërën nga ndërtesat qeveritare ndërsa policia ka rrethuar ndërtesën.