Merkel, thirrje për unitet brenda Gjermanisë

Pas fitores kundër kundërshtarëve në përpjekjet e saj për të zgjidhur krizën në Eurozonë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka bërë thirrje për unitet brenda Gjermanisë. Të mërkurën Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë ka miratuar fondin e ri të përhershëm për shpëtimin e Evropës.
Gjykata ka vendosur që Gjermania t`i bashkohet Mekanizmit Evropian të Stabiliteti, një fond i përhershëm shpëtimi, në vlerë prej 500 miliardë eurosh, për 17 shtetet që përdorin monedhën euro.
“Gjermania po dërgon një sinjal të fortë në Evropë dhe më gjerë. Gjermania është e vendosur që të mbajë përgjegjësitë e saj si ekonomia më e madhe dhe partneri më i besueshëm në Evropë”, ka thënë Merkel para Bundestagut.