Obama- Netanjahu nuk do të takohen në Nju Jork

Shtëpia e Bardhë thotë se dy udhëheqësit diskutuan mbi programin bërthamor të Iranit gjatë një telefonate mbrëmë që zgjati 1 orë, dhe janë të një mendimi për përmbajtjen e Iranit nga zotërimi i një arme bërthamore.
Por, një deklaratë e Shtëpisë së Bardhë thotë se nuk ka pasur asnjë kërkesë për zotin Netanyahu që do të takohet me presidentin Obama në Uashington
Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha më herët “Zërit të Amerikës” se vendimi i zotit Obama nuk duhet të interpretohet si një refuzim për të takuar kryeministrin izraelit.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar Tommy Vietor tha se të dy udhëheqësit nuk do të jenë në Nju Jork në të njëjtën kohë dhe se udhëheqësit amerikanë dhe izraelitë janë në "kontakt të shpeshtë." Ai tha se gjatë vizitës së tij zoti Netanjahu do të takohet me zyrtarë të lartë të tjerë amerikanë, duke përfshirë Sekretaren e Shtetit, Hillari Klinton.
2012-09-12 11:38