E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja Amb. amerikan, Hoxhaj ngushëllon sekretaren Klinton

Kreu i diplomacise kosovare, Enver Hoxhaj i ka derguar mesazh ngushëllimi Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, për vrasjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bengazi, Kristofer Stivens, dhe të tre amerikanëve të tjerë.

Zyrtarët e lartë amerikanë gjetën vdekjen gjatë një sulmi kundër konsullatës së SHBA-së në qytetin e Libisë.

Në telegramin e tij, ministri Hoxhaj ka shprehur pikëllimin e qytetarëve të Kosovës për këtë lajm, duke theksuar "solidaritetin e plotë të institucioneve dhe popullit të Kosovës me popullin dhe autoritetet amerikane, si dhe me familjarët e viktimave të këtij sulmi terrorist".

Hoxhaj ka dënuar "në mënyrën më të ashpër të mundshme këtë sulm të tmerrshëm mbi misionin amerikan".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›