Sondazhi i CNN-it: Europianët duan President Obamën

Nëse numri një i SHBA, Barac Obama do të votohej nga Europa, do të rizgjidhej President me shumicë votash. Ky fakt bëhet i ditur nga një sondazh i CNN-it, i publikuar gjatë mërkurës ku rezulton se europianët mbështesin masivisht Obamën përkundrejt rivalit të tij republikan Mit Romni.
Sipas përgjigjeve të të anketuarve, 52 për qind do të votonin për Obamën, ndërsa 46 për qind për Romnin.
Po sipas CNN-it, Obama gëzon mbështetjen më të madhe në Francë dhe Gjermani (89%, përkatësisht 87%), ndërsa më dobët qëndron në Evropën Lindore (Bullgari 40%, Poloni 35%).
Edhe pse 32 për qind e të anketuarve turq janë shprehur kritikë ndaj politikave të jashtme të Obamës, përfshirë luftën e tij kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe politikat në Iran dhe Afganistan, një shumicë prej 51% do të votonin për rizgjedhjen e Obamës.
Për sondazhin, CNN ka intervistuar rreth 1.000 njerëz në 15 shtete, përfshirë: Francën, Gjermaninë, Italinë, Holandën, Poloninë, Britaninë, Turqinë, Sllovakinë, Spanjën, Bullgarinë etj.