Kaka, “kavalieri” i San Siros

Pas vendimtar, gol, spektakël: "Topi i artë", braziliani Kaka ishte edhe fituesi i derbit milanez, Milan-Inter, të fituar 2-1 nga Kuqezinjtë. Kaka shpërtheu edhe njëherë në derbin 267, për të treguar vlerat e tij duke dhënë mesazhet se ai vazhdon të jetë një nga më të mirët në botë. Super-Pipo shënoi golin e parë për Milanin. "Me Filipin ne kuptohemi në mënyrë të mrekullueshme".