E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marshim i kuq drejt titullit

Partizani ruajti të pandryshuar diferencën (-2 pikë) me Dinamon kryesuese falë mbrojtësit Rrahman Hallaci, i cili krijoi një supergol kundër Besës (0-1), në minutën e 27-të takimit. Të kuqtë pas pengesës agresive "Tirana", kalojnë në sprintin final edhe atë "Besa", për të shkuar me moral të lartë në dy sfidat me Vllazninë e Skënderbeun.
Skuadra e Likës, që ka vuajtur jo pak me Besën në këtë sezon (humbi 2-1 në fazën e parë, 3-3 në të dytin) ia doli t'i imponohej me meritë kundërshtarit në shtëpinë e tij. Mesfushori i Kombëtares, Elis Bakaj pati më shumë se një rast për të dyfishuar me kavajasit, të cilët rrezikuan disa herë, por Orges Shehi ishte në një nga ditët më të mira të tij.
Tashmë, nuk ka asnjë dyshim se skuadra e Likës shkon më kompakte drejt titullit. Momenti erdhi. Shampanja është porositur.
ELBASANI – Formacioni i Krenar Alihmetit u tregua i pamërshishëm ndaj Besëlidhjes: 3-0. Golat mbajnë firmat e Skerdi Bejzades (10'), Fjodor Xhafës (68') e Nikola Karcevit (73'). Më këtë fitore Elbasani këmbeu vendet me Tiranën, dhe tashmë ndodhet në vendin e katërt.
SHKUMBINI- Fitorja është e gjitha për trajnerin Gugash Magani, i cili pikërisht të shtunën humbi nënën e tij. 3-0 për pëqinasit kundër Teutës. Klevis Dalipi (33'), Ilir Qorri (53') dhe Arlind Nora (80') janë autorët e tripletës peqinase, që e cuan Shkumbinin në kuotën e 40 pikëve. Teuta nga ana e saj duhet t'i falet humbjeve të Kastriotit në Vlorë me Flamurtarin (1-0, Denis Mema në të 17') dhe Besëlidhjes në Lezhë. Sidoqoftë skuadra durrsake ndodhet në "zonën e parangrirjes".
VLLAZNIA – Goli i anuluar i Shtubinës të Skënderbeut në minutën e fundit të takimit i dha fitoren e cmuar Vllaznisë (2-1), që vinte në ballafaqimin me korcarët me mendjen tërësisht te finalja e Kupës. Sukaj (31') e Raboshta në të 83' (goli i tij i dytë sezonal) realizuan për shkodranët, ndërsa për Skënderbeun, që pësoi humbjen e 25-të në 30 javë finalizoi Thana (47').

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›