E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana autokritik: “E tepruam!”

Lorik Cana ishte i vetmi lojtar i Olimpikut të Marsejës, i cili pranoi të fliste për mediat franceze pas humbjes në shtëpi me Bordonë (1-2).
"Humbëm një ndeshje të rëndësishme në optikën e Ligës së Kampioneve, por do të vazhdojmë të luajmë deri në fund", - tha Cana për gazetën e njohur sportive "L'Equipe".
Ashtu si edhe trajneri i Marsejës, Erik Gerets, edhe kapiteni i Marsejës pranoi superioritetin e Bordosë. "Në pjesën e dytë ishin gjërësisht superioreë. Patëm shumë probleme për t'u organizua e për të qenë të gjithë një bllok. E paguam shtrenjtë përballë një ekipi shumë mirë të vendosur. Në katër ndeshjet e fundit në shtëpi kemi humbur tre. Janë shumë. Fatmirësisht, fitojmë në transfertë, ndëkohë që duhet të ishte e kundërta".
Trajneri Erik Gerets pranon se lojtarëve të tij iu mungoi qetësia: "Bëmë një pjesë të dytë të keqe dhe patëm një fat të keq në fund të lojës. Duhet pranuar se Bordo ka shumë kualitete".
Kur kanë mbetur edhe dy javë nga përfundimi i sezonit, Marseja ndodhet në vendin e katërt me 58 pikë, dy më pak se Nansi (60). Marseja do të luajë me Mansin në transfertë dhe Strasburgun në shtëpi.
Gerets është i qartë: "Duhet të marrim gjashtë pikë. Kjo nuk do të jetë e lehtë, por gjithcka është e mundur. Nëse do ta braktisnim tani kampionatin do të ishte një skandal. Kemi pasur shumë luhatje gjatë sezonit".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›