E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel vizitë dy-ditore në Kinë

Drejtuesja e shtetit me ekonominë e parë në Evropë dhe e dyta në botë do të kërkojë thellimin dhe forcimin e bashkëpunimit me Kinën në fushën tregtar-ekonomike.

“Merkel do të bashkëdrejtojë me kryeministrin kinez, Wen Jiabao konsultimet ndërqeveritare gjermano-kineze”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Jashtme kineze, e cila nuk i përcakton fushat e bisedimeve.

Gjatë vizitës së parë në Pekin, kancelarja Merkel u përpoq të siguronte kinezët për soliditetin e euros dhe aftësinë e Evropës për tejkalimin e vështirësive aktuale.

Bashkimi Evropian është tregu më i madh në botë i eksporteve kineze./Start/

                                                                                             2012-08-23 16:08
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›