Ekstradohen dy shtetas nga Italia

Policia e Shtetit bëri me dije se janë ekstraduar Arben Xhaferri, 36-vjeç, lindur në Kavajë si dhe Miftar Xheleshi, 29-vjeç, lindur në Bulqizë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë me një vendim të marrë në shtator 2003, e ka dënuar shtetasin Arben Xhaferri me 10 vjet burg, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.
Ndërkohë, Gjykata e Dibrës, me një vendim të datës 25.11.2009, e ka dënuar me 12 vjet burg shtetasin Miftar Xheleshi, për veprën penale të “Vjedhjes me armë”.
Shtetasi Arben Xhaferi është deklaruar fajtor pasi në bashkëpunim me një tjetër shtetas, gjatë vitit 1997, nëpërmjet mashtrimit, duke i premtuar për martesë, ka dërguar në Itali shtetasen F. M., 17 vjeç, ku më pas e ka detyruar të ushtrojë prostitucion.
Ndërsa Shtetasi Miftar Xheleshi është shpallur fajtor pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka vjedhur me armë një banesë në Dibër të Madhe, Maqedoni, duke marrë një shumë prej 5400 eurosh dhe disa bizhuteri floriri. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i këtyre shtetasve në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. /Start/
2012-08-23 13:19