Merkel, viziton të martën Slloveninë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel të martën do të shkojë për vizitë të shkurtër katër orëshe në Slloveni, ku do ë bisedojë me homologun e saj slloven, kryeministrin Borut Pahor.
Sipas paralajmërimeve, tema kryesore e bisedimeve do të jenë zgjidhja e vështirësive me borxhe në Eurozonë, lidhja më e ngushtë ndërmjet anëtareve të eurogrupit dhe thellimi i raporteve boilterale, për çka do të duhej të nënshkruhet edhe deklarata përkatëse. Gjithashtu një pjesë e bisedës do t`i kushtohet edhe situatës në Ballkanin Perëndimor dhe afrimin e mëtejshëm të këtij rajoni ndaj Evropës.
Padyshim se Pahor do ta informojë kancelarin gjermane edhe për rezultatin e bisedës së tij që e zhvilloi të shtunën në një darkë pune me presidentin serb, Boris Tadiç, e që iu kushtua shtensionimit të raporteve ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit, pas vizitës dhe deklaratave të kryeministres Jadranka Kosor, nga të cilat Beogradi është ndier i fyer.