E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, rebelët marrin nën kontroll qytetin Bin Javad

Rebelët libianë thonë se kanë marrë sot kontrollin e qytetit bregdetar Bin Jawad pas disa ditë luftimesh me luftëtarët besnikë të Muamer Gadafit.

Qyteti Bin Jawad është rreth 520 kilometra larg kryeqytetit, Tripoli. Rebelët thonë se ata po rrethojnë qytetin e zotit Gadafi, Sirte, dhe janë duke biseduar me udhëheqësit e fiseve atje për një dorëzim paqësor të qytetit.

Sirte është konsideruar si një vend ku ish-udhëheqësi libian mund të ketë shkuar për t`u fshehur nga rebelët. Ai nuk është parë që kur luftëtarët rebelë morën nën kontroll Tripolin.

Ndërkohë, grupet e të drejtave të njeriut thonë ka të dhëna që tregojnë se forcat pro-Gadafit kanë vrarë të paktën 17 persona që mbaheshin në paraburgim dhe në mënyrë arbitrare kanë ekzekutuar dhjetra civilë ndërsa që rebelët i afroheshin Tripolit.

Drejtuesja e organizatës së të drejtave të njeriut Humans Right Watch për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut tha se ekzekutimi i të burgosurve disa ditë para lirimit të tyre, është një “veprim dobët” i qeverisë libiane.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›