E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Shkodër

Kryeministri Berisha i cili ka inspektuar zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës ka mbledhur edhe shtabin e emergjencave civile ku ka urdhëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Në takimin e tij me shtabin e emergjencave civile kreu i qeverisë ka urdhëruar, evakuimin e menjëhershëm të banorëve të disa fshatrave në këtë zonë, të cilët janë më të rrezikuar nga përmbytjet. Gjithashtu kryeministri Berisha ka kërkuar marrjen e masave të domosdoshme për të evakuar banorët pasi nëse do të hapen edhe portat e hidrocentraleve të Fierzës dhe Komanit do të ketë përmbytje të mëtejshme.
Rritja e nivelit të ujit në Lumejtë Bunë dhe Drin ka shkaktuar ditën e sotme përmbytje në disa komuna të qarkut të Shkodrës.
Përmbytje janë shënuar në Komunat Bërdicë, dhe Ana e Malit, ndërsa situatë emergjente paraqitet në fshatin Obot, ku uji ka bllokuar rrugën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›