Merlot i Vjeter sekuestrohen produkte pa etiketa

Tirane 7 shkurt NOA 8211 Forcat e Policise kane arrestuar dje nje 59-vjec per tregetim te mallrave pa etikete dhe pa pulla fiskale. Personi i arrestuar eshte Klement Petro Piro banues ne Tirane. Ndalimi i tij u be ne kuader te operacionit Merlot i Vjeter. Gjate ketij aksioni eshte arrestuar dhe me pas eshte lene ne ndjekje penale i lire Bujar Adem Haxhaja vjec 45 banues ne Shkoder. Haxhija dje rreth ores 10.00 ne rrugen 4 Deshmoret eshte kapur ne flagrance prane baneses se Klement Piro duke marre pije alkoolike
Ne banesen e Piros policia ka sekuestruar nje sasi te madhe pijesh alkoolike konkretisht
-9 shishe vere plastike 2 litershe pa etiketa.
-2 shishe vere plastike me etikete Skutari Droneldhe me pulle te Ministrise se Financave.
-70 shishe vere me etiketen Shesh i Bardhe nga keto 10 pa etikete.
-94 shishe vere me etikete Merlot nga te cilat 27 me etikete te bardhe.
-25 shishe vere me etikete Charoonnay nga keto 8 pa etikete.
-2 qese plastike me vere 5 litershe pa etikete.
-338 cope kapuce shishesh vere.
-246 cope etiketa Merlot me ngjyre te kuqe.
-572 cope etiketa Merlot dhe Debine me ngjyre jeshile dhe te verdhe.
-132 cope etikete raki rrushi.
-30 cope kondraetikete Merloti.
-14 cope etiketa Merlot i vjeter
-55 cope pulla fiskale te Ministrise se Financave.
-7 shishe me etiketen Uzo me pulle fiskale.
-1 shishe raki rrushi me etikete dhe pulle fiskale
-25 shishe vere bosh.
Nderkohe qe nje sasi pijesh i eshte konfiskuar edhe Bujar Haxhajes. Gjate kontrollit te ushtruar ne mjetin e tij tip Benz me targa SH 2707 D iu gjeten e sekuestruan ne cilesine e proves 158 shishe vere e kuqe 32 shishe konjak dhe 49 shishe fernet. Sipas policise keto pije ishin pa fature shoqeruese te mallit.
a.k/NOA
Lidhjearrestimi etiketa kontrabanda pulla fiskale Vera