Akuza, kërkesë familjarëve për këqyrjen ligjore të Nikës
07/02/2011 Ekspertiza gjen armën e Gardës që qëlloi Ziver Veizin. Plumbi bëri rikoshet
TIRANE- Sjellja nga Turqia në Shqipëri e trupit të pajetë të Aleks Nikës, ka detyruar një grup hetimor të Prokurorisë së Tiranës që t’u bëjnë një kërkesë familjarëve të viktimës për këqyrjen ligjore të kufomës. Mësohet se kërkesa i është dorëzuar njërit prej familjarëve, i cili për gjatë ditës së djeshme nuk u ka kthyer asnjë përgjigje grupit hetimor që po heton vrasjen e katër personave në demonstratën e dhunshme të 21 janarit, e cila u organizua nga Partia Socialiste para godinës së Kryeministrisë. Pavarësisht mosmarrjen e një përgjigje, qoftë negative apo pozitive, nga familja Nika për ekzaminimin ligjor të të afërmit të tyre, burime pranë Prokurorisë thanë se pjesa më e madhe e dëmeve të shkaktuara nga plumbi, janë dokumentuar gjatë periudhës kur 36-vjeçari Nika ishte nën trajtim shëndetëson në Spitalin Ushtarak. Burimet thanë se e rëndësishme është këqyrja e plagës së marrë në kokë, ku nëpërmjet të cilës do përcaktojnë madhësinë milimetrike të plumbit që ka vrarë shtetasit Aleks Nika. Sipas kartelave mjekësore të përpiluara nga mjekët e Spitalit Ushtarak thuhet se “pacienti Nika është goditur në kokë nga një send i fortë, plumb. Ai i ka hyrë në pjesën e ballit, duke i prekur organet jetësore të kokës, duke e rënduar shumë gjendjen shëndetësore të pacientit”. Aktualisht nuk dihet me saktësi nëse Prokuroria e Tiranës do kërkojë sërish ekzaminimin e viktimës së katër Aleks Nika, pasi deri më tani dyshohet se trupi i tij ende nuk i është nënshtruar ekzaminimeve mjeko-ligjore për të mësuar se cilët kanë qenë shkaktarët që sollën vdekjen 36-vjeçarit nga Lezha. Ndërkohë që veç këtyre veprimeve hetimore, grupi i ekspertëve që është ngritur për zbardhjen e autorëve të vrasjeve së “21 janarit”, do të fillojë administrimin në dosje të dhjetërave dëshmive të personave që mendohet se kanë qenë afër vendit ku është vrarë me një plumb shtetasi Aleks Nika. Mësohet se njëri nga këta dëshmitarë okularë është deputeti i Partisë Socialiste, Gjok Jaku, i cili pritet të thirret nga Prokuroria e Tiranës, për të dëshmuar rrethanat dhe shkaqet që quan në goditjen me plumb të Nikës. Ndërkohë që nga këto dëshmi, organi i akuzës do përcaktojë dhe pozicionin ku Nika ishte duke qëndruar në momentin kur u qëllua me një plumb në kokë. Aleks Nika është viktima i katërt i demonstratës së 21 janarit. Që nga mbrëmja e kësaj date ai ka qëndruar në gjendje kome. Për gjatë kësaj kohe mjekët shqiptarë dhe ata turq shpresonin mos merrnin ndonjë reagim nga ana e pacientit, i cili mbahej në atë gjendje vetëm falë frymëmarrjes artificiale. Mjekët e kanë pasur të pamundur për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale, duke i kërkuar të afërmve të tij të vendosnin për fatin e mëtejshëm të Aleks Nikës.
Ekspertiza për Ziver Veizin
Nga ekspertimet balistike të armëve të Gardës, si dhe plumbave të gjetur në trupat e viktimave ka rezultuar se vrasja e demonstruesit nga Gjirokastra Zivër Veizi është kryer nga një armë e Gardës, ndërkohë që plumbi është gjendur me shtypje çka tregon se ai ka bërë rikoshet dhe më pas ka hyrë në mish. Të paktën kështu e ka nxjerrë ekspertiza dhe që tashmë mbetet vetëm identifikimi i gardistit që ka përdorur automatikun gjatë demonstratës së 21 janarit të organizuar nga PS-ja para godinës së Kryeministrisë.