E Shtunë, 31 Tetor 2026

Albiol e Ksavi: Pakt? Këto janë budallallëqe

POLONI - Italia rrezikon ta pësojë si në Europianin 2004 në rast se Spanja dhe Kroacia barazojnë 2-2 apo me më shumë gola mes tyre, megjithatë një ide e tillë duket se qëndron vetëm në kokën e italianëve. Kampionët e Evropës dhe të botës janë të bindur se nuk do të ketë asnjë lloj pakti me Kroacinë dhe se ata do të zbresin në fushën e lojës për ta fituar ndeshjen.

“Nuk jemi mësuar të luajmë për një barazim 2-2 apo për gjëra të kësaj natyre, - deklaroi mesfushori Ksavi Hernandez. – Është një histori që nuk ekziston. Spanja zbret në fushë gjithnjë për të fituar, ky është mentaliteti ynë”, shton ai, duke përsëritur në njëfarë mënyrë fjalët e trajnerit Vicente Del Boske.

“Nuk ka asnjë lloj akordi, këto janë të gjitha budallallëqe, - u shpreh mbrojtësi Raul Albiol. – Flitet shumë për këtë rezultat, por ne zbresim në fushë për fitore. Italia të shqetësohet për të fituar ndeshjen e saj dhe të rrijë e qetë, pasi ne do të kërkojmë vendin e parë në grup”.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›