E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Merr flakë një banesë në Gjirokastër, bombola e gazit dyshohet se…

Një banesë është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Sipas informacioneve ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa nuk është lënduar asnjë nga personat që jetonin aty.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pllakë” ku një banesë në katin e dytë është përfshirë nga flakët, pas një defekti të një bombole gazi të vendosur në ballkon e cila përdorej për gatim.

Si pasojë e flakëve janë djegur disa orendi në ballkon si dhe një derë. Zjarrfikësit kanë arritur në kohë duke mos lejuar që flakët të përhapeshin më tej.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›