Merr fund arratia e 25-vjeçarit të dënuar me 6 vite burg, do ekstradohet drejt Italisë

Merr fund arratia e 24-vjeçarit shqiptar të dënuar me 6 vite burg në Itali.
Policia bën me dije se 24-vjeçari akuzohet për tre vepra penale, “marrëdhënie seksuale me dhunë”, “keqtrajtim” dhe “vjedhje”.
“Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 38”, lokalizuan në fshatin Cakran, Fier, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Erbin Nazeraj, 24 vjeç”, thuhet në njoftim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
/rtsh.al/