Merr fund pritja 17- vjeçare e socialistëve francezë. Rama: Era fryu majtas në Francë
Ata kanë pritur 17 vite për një president socialist. Më shumë se 350 sondazhe tregonin se ai do fitonte, por askush nuk e besonte.
Francois Hollande ka festuar fitoren e tij duke u bërë president i Francës pasi mposhti në garë Nicolas Sarkozy.
Sipas BBC, Sarkozy është i pari president i qendrës së djathtë që nuk fiton një mandat të dytë që prej vitit 1981.
Hollande mori 52 përqind të votave dhe deklaroi se ishte krenar që u kishte dhënë shpresë njerëzve.
Sarkozy e pranoi humbjen dhe i uroi fat të mbarë zotit Hollande.
Një mësuese deklaroi mes lotëve se kjo ishte një fitore për Europën. Dhe për këtë të fundit foli dhe Hollande. Ai tha se masat e shpëtimit nuk janë më opsion, tani duhet të vijë rritja ekonomike. Unë jam presidenti i rinisë në Francë, u shpreh ai entuziast. Ju jeni një lëvizje që po ngrihet në mbarë Europën, vijoi më tej.
Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe kryetari i PS, Edi Rama.
Era fryu majtas në Francë dhe Presidenti Hollande sa përfundoi fjalimin e tij të parë në rrugën e ndryshimit të premtuar. Mbrëmje e bukur!
I bukur dhe fjalimi i fundit i Presidentit Sarkozy, ka një gjë më të madhe se ne të gjithë, që është Franca, uroj me gjithë zemër që t’ia dalë!, shkruan Rama.