Rama: Vetëm në Shqipëri ndodh që deputeti qëllon me armë në stadium
Share
Kreu i PS-së Edi Rama ka reaguar sot në rrjetin social Twitter në lidhje me incidentin e shënuar ditën e djeshme në ndeshjen Shkumbini-Flamurtari.
Sipas tij vetëm në vendin tonë ndodhë që një deputet qëllon me armë dhe ministri nuk bën asgjë në lidhje me këtë ngjarje. Vetëm në Shqipërinë e Saliut deputeti mund të qëllojë me armë në stadium dhe ministri të thotë mos ia vini re, kishte fishekë manovre! shkruan Rama.
Më herët deputeti i PS-së Fidel Ylli denoncoi incidentin e një dite më parë në stadiumin e Peqinit në ndeshjen mes Shkumbinit dhe Flamurtarit (1-0), ku sipas tij deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka qëlluar me pistoletë në ajër.