E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr kredi me dokumente false, nën hetim një 63-vjeçar

Pogradec Nuk kishte shlyer detyrimet mujore të bankës

Një 63-vjeçar nga Pogradeci është çuar për ndjekje penale, pasi ka rezultuar se ka mundur të marrë kredi me dokumente të falsifikuara. Sipas policisë lokale, 63-vjeçari Llazar Vërtopi është çuar për ndjekje penale, pasi në vitin 2005 ka përfituar një kredi bankare me dokumente të falsifikuara. Të njëjtat burime saktësojnë se 63-vjeçari nuk ka qenë i rregullt me shlyerjen e detyrimeve mujore të kredisë dhe më pas është zbuluar fakti se ai ka paraqitur dokument të rremë për të përfituar kredinë bankare. Llazar Vërtopi do të ndiqet penalisht nga prokuroria e rrethit për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Sipas të dhënave të policisë, ky banor i Pogradecit, duke falsifikuar një dokument, ka arritur që në vitin 2005 të përfitojë jo pak, por një kredi me vlerë 20 mijë euro në një nga filialet e bankave që veprojnë në qytetin bregliqenor. Gjatë kësaj kohe pesëvjeçare, ai ka mundur të shfrytëzojë kredinë e marrë, por më pas kur nuk u është përgjigjur në rregull detyrimeve ndaj saj. Gjatë verifikimeve të bëra nga banka është zbuluar edhe shkelja e falsifikimit të një dokumenti me anë të të cilit kishte siguruar kredinë. Policia që është sinjalizuar nga ana e bankës për këtë rast falsifikimi, tha se 63-vjeçari do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›