E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet dëshmitari, ndryshoi dëshminë

Akuza

Një dëshmitar i bandave të Durrësit është arrestuar disa ditë më parë në sallën e gjyqit, pasi ka dhënë dëshmi të rreme. Eqerem Kazazi, 42 vjeç, banues në Kavajë, është shoqëruar në polici, me qëllim verifikimin e dëshmive që ka dhënë në gjykatë dhe para oficerëve të policisë gjyqësore. Menjëherë sapo është pyetur për më shumë se dy orë në procesin kundër Lul Berishës, Indrit Dokles dhe anëtarëve të tjerë të bandave, Kazazi është ndaluar me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda, Anton Martini. Me pranga në duar ai është shoqëruar në polici, ku iu nënshtrua një seance pyetjesh nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit, pasi më parë ai u pyet në lidhje me një makinë të shitur shokëve të Lulzim Berishës, e cila u përdor për të vrarë Viron Currin dhe Marsel Sotirin, shokë të Dritan Sollakut. Sipas organit të prokurorisë, Eqerem Kazazi ka pasur njohje me anëtarët e bandës dhe i ka ndihmuar për një makinë, por në gjykatë 42-vjeçari ka mohuar gjithçka.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›