E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr peng bashkeshorten, ne gjendje te dehur

Kavaje- Problemet familjare kane detyruar nje 37-vjecar te marre peng bashkeshorten dhe familjen e saj, per disa ore me radhe. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te nates duke u gdhire dita e djeshme, ne fshatin Gose te Kavajes. Policia e Kavajes ka vene ne pranga Fatmir Shehaj, i dyshuar si autori i kesaj ngjarjeje te rende, i cili eshte kapur ne momentin qe futej ne automjetin e tij "Ford", se bashku me pengjet. Sipas hetimeve paraprake dyshohet se 37-vjecari, i martuar me 32-vjecaren Luiza Shehaj, pas disa problemeve ne familje dhe nen efektin e alkoolit, ka tentuar ta vrase gjate oreve te para te mengjesit te djeshem. Sipas policise, i arrestuari kishte marre peng nen kercenimin e nje "Kallashnikovi", bashkeshorten e tij, vjehrrin, dhe nje fqinj te tij.

Ngjarja

Ne familjen Shehaj, kishin nisur problemet prej disa kohesh. Nderkohe qe 37-vjecari Fatmir Shehaj, duke mos duruar dot situaten ka nisur te konsumoje pije alkoolike, c'ka ka cuar edhe ne zenkat e perditshme. Duke mos duruar me gjendjen e krijuar, Luiza Shehaj kishte shkuar ne banesen e babait te saj. I irrituar per veprimin e bashkeshortes, 37-vjecari per disa ore ishte pare ne lokale te ndryshme, duke konsumuar sasira te medha alkooli. Kur ka rene mbremja, ai i ishte drejtuar baneses se vjehrrit te tij, ku me nje arme tip "Kallashnikov" qe mbante ne dore ka marre peng bashkeshorten, vjehrrin dhe nje tjeter person, qe ndodhej ne banese gjate kesaj kohe. Madje sipas burimeve nga policia, 37-vjecari ka tentuar edhe t'i vrase. Kane qene fqinjet e familjes Shehaj, qe pasi kane pare marrjen peng te tre personave, kane njoftuar uniformat blu. Keta te fundit jane vene ne alarm dhe kane nisur rrethimin e baneses ku po ndodhte ngjarja, ne fshatin Gose, disa kilometra larg qytetit te Kavajes. Ne ndihme kane shkuar edhe efektiva nga Drejtoria e Policise Tirane.

Arrestimi

Burime zyrtare nga Policia e Tiranes sqaruan se gjate oreve te nates duke gdhire dita e djeshme, efektivet e policise kane bere arrestimin ne flagrance te Fatmir Shehaj, 37 vjec. Sipas policise arrestimi i tij u be i mundur, pasi dyshohet se dy dite me pare ka tentuar te vrase me arme zjarri, bashkeshorten e tij Luiza Shehaj, 32 vjece, vjehrrin e tij, Sulejman Shehi, 64 vjec, si dhe Shkelqim Karulin, 40 vjec, ku ketij te fundit nen kercenimin e armes, me qellim per t'u larguar nga vendi i ngjarjes i ka hequr padrejtesisht lirine, duke i marre me force automjetin e tij tip "Ford", me targa te huaja. Pas arrestimit te tij, policia ka bere hetimet e para dhe nga keqyrja e vendit te ngjarjes, ne cilesine e proves materiale u sekuestrua nje arme e llojit "Kallashnikov" si dhe dy krehra.

Hetimet

Dosja hetimore ne ngarkim te Fatmir Shehajt, i ka kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kavaje, per veprat penale te "vrasjes me paramendim, mbetur ne tentative", "mbajtjes pa leje te armeve luftarake e municioneve", "prishjes se qetesise publike" si dhe te "heqjes se pa ligjshme te lirise".

Ngjarja

Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te dy neteve me pare, kur 37-vjecari pasi ka konsumuar nje sasi te konsiderueshme alkooli, eshte drejtuar ne banesen e vjehrrit te tij, ku i ka mbajtur peng pjesetaret e familjes, nen kercenimin e nje arme tip "Kallashnikovi".

Motivi

Sipas hetimeve paraprake te kryera nga Policia e Kavajes, dyshohet se gjithcka ka pasur si zanafille te saj problemet familjare, nderkohe me pas edhe alkooli i tepert qe konsumonte i arrestuari, Fatmir Shehaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›