E Diel, 1 Nëntor 2026

"Parlamenti i ri, jo legjitim pa u zbatuar Ligji Zgjedhor"

Selia roze e ka cilesuar vendimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve per mospranimin e kerkeses se tyre ankimore per Qarkun e Beratit, si frike per zbardhjen e krimit elektoral te 28 qershorit. Gjate nje konference per shtyp, zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj, deklaroi se vendimi i shumices se KQZ per te mos lejuar transparencen mbi procesin zgjedhor te Beratit, shkel haptazi ligjin dhe dhunon te drejten e tyre ligjore, per rivleresimin e fleteve te pavlefshme e per numerimin e nje sere kutish te dyshuara ne ate qark. "Kjo perben nje shprehje kuptimplote jo vetem te frikes qe ka Sali Berisha nga zbardhja e krimit elektoral te 28 qershorit, po edhe te gjendjes kritike te demokracise sone pas 28 qershorit", reagoi Imeraj. Ajo theksoi se populli i Beratit, nuk mund te "grabitet" ne lirine e tij per te ndare mandatet e perfaqesuesve te vet. Sipas saj, zgjedhesit e tyre ne Qarkun e Beratit, nuk mund te shkelen ne te drejten e tyre per te zgjedhur se kush do t'i perfaqesoje ne Parlamentin e ardhshem. "Parlamenti i ri i Shqiperise, ne NATO dhe ne dyert e Bashkimit Evropian, nuk mund te jete legjitim pa u zbatuar ligji zgjedhor i Republikes se Shqiperise, Partia Socialiste nuk mund te zmbrapset ne detyrimin e saj per te mbrojtur liri e te drejta shqiptaresh, qe as na i ka dhene e as na i merr dot Sali Berisha", theksoi zyrtarja e selise roze.. D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›