E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, KQZ ndan mandatet e deputeteve

Mbyllet perfundimisht rezultati dhe per Qarkun e Elbasanit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, miratoi dje me 7 vota pro dhe asnje kunder, ndarjen e mandateve per kete qark. Pas perfundimit te procesit te votimit dhe arkivimit te bazes materiale, KQZ miratoi tabelen permbledhese per kete qark. 14 mandatet e deputeteve te percaktuara per kete qark, u ndane ne menyre te barabarte. Keshtu, 7 mandate rezulton sipas KQZ-se, se i ka fituar Partia Demokratike. Per kete arsye, komisioni ne unanimitet realizoi dhe ndarjen e mandateve. Fitues nga PD per kete qark u shpallen zyrtarisht diten e djeshme kandidatet; Lulezim Basha, Ardian Turku, Ardiana Gjoni, Rahim Cota, Dashnor Sula, Luciano Boci dhe Sudi Hida. Ndersa per Partine Socialiste, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shpalli fitues te mandatit te deputetit, kandidatet; Valentina Leskaj, Ilir Bejtja, Shegushe Ligori, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Agim Leka dhe Skender Hasa. Nderkohe qe per Qarkun e Shkodres, ende nuk eshte marre nje vendim. Partia Socialiste pretendon se ka pasur parregullsi te medha ne kete qark dhe votat qe populli ka dhene per te, jane deformuar dhe tjetersuar. Per kete arsye, selia roze ka premtuar ankimim ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, te rezultatit te nxjerre per Qarkun e Shkodres. Ky qark do te coje 11 deputete ne Kuvendin e ardhshem. Aktualisht 7 jane te fituar nga PD dhe 4 nga PS.

Debati per Qarkun e Beratit

Njazi Kosovrasti

-PS nuk ka asnje fakt per te hapur dhe rivleresuar kutite e votimit, ne te gjitha qendrat e KZAZ numer 1 ne Berat. Ju po kerkoni te shkaterroni procesin zgjedhor me cdo kusht. Por harrojeni, se procesi ne Berat eshte i certifikuar. Zbatoni ligjin.

Deshira Subashi

-Ai nuk ka te drejte te me thote mua, e zbatoj apo jo ligjin. Eshte thjesht nje perfaqesues. Se u be e dyta here, qe po me kercenon.

Njazi Kosovrasti

-Do ta them qe c'ke me te, se ju po shkelni ligjin. Po qe se nuk do zonja Subashi, mos t'i degjoje fjalet e mia, nuk kam c't'i bej. KQZ te mos e shkele ligjin, Kodin Zgjedhor. Tregoni se jeni te shkeputur nga politika. Mos e deformoni procesin dhe aq me keq, te hidhni balte mbi te mos guxoni.

Genc Gjoncaj

-Ju qofshi, si po rrini akoma ne ato karrige. Te arrije t'ju thote nje perfaqesues politik, t'ju thote ju, anetareve te KQZ-se, "po guxuat", ju qofshi. Ne e dime shume mire se ju, po kerkoni me cdo kusht te prodhoni nje rezultat qe nuk eshte ne favorin tone.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›