E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Duam mandatin e 5-te ne Berat

Denis Dedej

Pas marrjes se mandatit te nente ne Qarkun e Fierit nga Partia Socialiste, tashme kjo parti kerkon marrjen e mandatit te peste ne Qarkun e Beratit. Nepermjet nje deklarate per shtyp, pak kohe pas vendimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne favor te Partise Socialiste, kryesocialisti Edi Rama, kerkoi dje transparencen mbi Beratin, Shkodren dhe Tiranen. "Populli i Beratit, ashtu si ai i Fierit, duhet te lexoje ne driten e diellit vendimin e tij Sovran te 28 qershorit dhe KQZ-ja e Sali Berishes, nuk duhet te guxoje t'i mohoje Partise Socialiste, te drejten ligjore per te kerkuar mandatin e 5-te permes rivleresimit te te gjitha votave te pavlefshme, numri i te cilave ne ate Qark eshte me i madhi ne te gjithe Shqiperine per qender votimi dhe rinumerimit te nje sere kutish te dyshuara", theksoi Edi Rama. Sipas tij, Shqiperia pa dy dite me pare, te verteten e fshehur me dhune per dy jave rresht ne kutite e marra "peng" nga Sali Berisha ne Fier. Ai nenvizoi se leximi deri ne fund i verdiktit te popullit te Fierit, i dha Partise Socialiste mandatin e 9-te. "Gjithashtu provoi katerciperisht drejtesine e qendrimit tone te prere ne kete proces, duke nxjerre ne driten e diellit te verteten se edhe pa bere transparence mbi Beratin, Shkodren e Tiranen, Sali Berisha nuk e ka marre mandatin per te qeverisur edhe 4 vjet te tjera Shqiperine", shprehu bindjen kryesocialisti. Ai falenderoi te gjithe qytetaret e qytetaret e Fierit, te cilet, sipas tij, jo vetem e votuan si asnjehere me pare Partine Socialiste, por edhe i mbeshteten pa asnje lekundje ne perpjekjen e tyre per te mbrojtur votat e tyre. Ashtu si kunder, Rama falenderoi mijera votuesit e tyre ne mbare Shqiperine, te cilet prej dy javesh nuk rreshtin se kontaktuari me Partine Socialiste ne Tirane, e me te personalisht, per te kerkuar cuarjen deri ne fund te perpjekjes ligjore, per zbardhjen e krimit elektoral te 28 qershorit. "Hetimi i Beratit, Shkodres, e Tiranes bazuar ne te drejten e padiskutueshme qe na jep ligji, eshte sot detyrimi yne elementar ndaj nje populli te tere, qe nuk mund te shkelet ne sovranitetin e tij", theksoi lideri socialisti. Sipas tij, kontributi i tyre i pashmangshem per demokracine ne kete moment shume delikat kur duhet te vendoset nese vota eshte e drejta themelore e qytetareve, apo prona e patundshme e pushtetareve. Ai nenvizoi se 28 qershori, nuk ka sjelle mandat te ri qeverises per Sali Berishen, kjo tanime eshte perfundimisht e qarte. "Por nje gje shume me e madhe, jetike, jo vetem per Parlamentin e ri, por ne radhe te pare per demokracine tone, eshte te sqarohet deri ne fund e verteta e 28 qershorit dhe te hetohet deri ne fund, qofte shperndarja e votave ne Berat, Shkoder e Tirane, qofte dokumentacioni zgjedhor, nga listat deri tek identitetet e zgjedhesve, ne te gjitha kutite e dyshuara", apeloi Edi Rama. Ne perfundim te fjales se tij, ai shprehu vendosmerine te beje transparencen e duhur, ne rrugen qe parasheh ligji.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›