E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merr teposhtëzen

Trusti i Kursimeve Pensionale ua ka tkurrur për 22 milionë euro kontributet që ia kanë lënë në besë kosovarët derisa të dalin në pension. Nga prilli deri në shtator, mjetet e tyre që i menaxhon Trusti janë 4 për qind më pak. Zyrtarët e këtij institucioni nuk i besojnë trendit negativ të çmimeve të aksioneve, derisa ekonomistët thonë se humbjet do të jenë edhe më të mëdha në muajt e ardhshëm. Nga Zekirja Shabani më 21 shtator 2011 në ora 08:39

Rrafsh 22 milionë euro është humbja e parave të pensioneve në menaxhim të Trustit të Kursimeve Pensionale për pesë muajt e fundit të këtij viti.
Kështu del llogaria kur kalkulohet vlera e parave në menaxhim, 546 milionë euro, me çmimin e aksioneve në rënie të Trustit nga prilli kur ishte 1.0689 euro, deri në fund të gushtit kur ra në 1.0256 euro.

Për zyrtarët e këtij institucioni duket se lëvizja e çmimeve të aksioneve për muaj nuk është shqetësim i madh. Ata po presin raportin e tre muajve të fundit për të parë se si është situata.

“Vlera e çmimit të aksionit ndryshon çdo muaj, megjithatë ndryshimi në çmimin e aksionit në një muaj të vetëm nuk është ndonjë tregues që vlen për tu marrë parasysh në investime të cilat kanë qëllime afatgjata. Prandaj, raporti tremujor është më i plotë dhe pasqyron më mirë gjendjen e investimeve”, pohon Jeton Demi zyrtar për informim në Trust.

Megjithatë, në bazë të performancës së aksioneve, humbjet shihet se kanë filluar më herët. Madje edhe në tremujorin e dytë, kur ky institucion raportoi kthim pozitiv në investime shihet se kishte humbje në vlerën e aksioneve. Njohës të ekonomisë thonë se 3 milionë euro u raportuan si kthim bruto nga investimet me rritjen e vlerës së mjeteve nën menaxhim nga 519 milionë euro që ishin në fund të tremujorit të parë në 546 milionë euro në tremujorin e dytë.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›