E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, goditet rrjeti i trafikantëve të kokainës

Policia kroate shkatërroi një grup trafikantësh të kokainës, që përpiqej të kontrabandonte drogë me vlerë prej disa milionë eurosh nga Kolumbia në Evropë, thanë zyrtarët kroatë.

Një sasi prej prej 174 kg kokainë, me vlerë rreth tetë milionë euro është kapur në një jaht kroat në ishullin francez të Martinikut, kanë thënë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në operacion, janë arrestuar nëntë kroatë, duke përfshirë edhe organizatorët kryesorë të grupit, një kolumbian dhe një serb.

Nuk janë dhënë detaje të hollësishme në lidhje me aksionin.

Policia nga Kroacia ka bashkëpunuar me homologët e tyre nga Franca, Holanda, Italia, Republika Domenikane dhe Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›