E Shtunë, 31 Tetor 2026

Financat e partive të zbardhen 'online'

Komisioni Evropian ka kërkuar që të bëhen ndryshime të ligjit, sidomos te pjesa e rregullimit të dhënies së donacioneve për partitë nga kompanitë që kanë kontrata me shtetin. Në mesin e kërkesave është edhe ajo që financat të zbardhen ‘online’ nëpër ueb-faqe.

Vendosja e mekanizmave efektivë për parandalimin e korrupsionit dhe për identifikimin dhe përcjelljen e rrezikut për korrupsion, duke përfshirë vlerësimet e rreziqeve në sektorë më të ndjeshëm, që të garantohet transparenca, integriteti dhe llogaridhënia e zyrtarëve të administratës publike dhe zyrtarëve të zgjedhur, janë ndër kërkesat kryesore që mbeten sfidë në raportin e Fizibilitetit për Kosovën nga viti i kaluar, shkruan Kosova Sot./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›