Mery MC Bride, koncert në parkun “Rinia”

Parku “Rinia” në Tirane është kthyer në një atmosferë vërtet festive nën interpretimin e kengetares se famshme amerikane MeryMc Bride dhe bandës se saj, e cila ka performuar për kënaqësinë e qytetarëve të Tiranës falë bashkepunimit me Ambasaden amerikane në Shqiperi dhe përkujdesjes së vecantë të ambasadorit, Aleksandër Arvizu. Në fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori Arvizu tha se ky koncert është më kryesori gjatë kësaj jave në kryeqytet.
Kantautorja amerikane MC Bride është në një tour botëror dhe ishte radha e kryeqytetit, pas Shkodres për të falur tingujt e muzikës amerikane. Duartrokitje te shumta kanë shoqëruar kengetaren amerikane në kete koncert te vecante te realizuar ne vendin tone. Gjithashtu pjese e koncertit kanë qene edhe kengetare shqiptare.