E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, arrestohet për vjedhje 73-vjeçari

Një i moshuar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës pasi akuzohet për vjedhje.
 

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 73-vjeçari Memo Osmani i cili është kapur nga roja i repartit ushtarak Grehot Gjirokastër duke vjedhur telin me gjemba nga gardhi rrethues i repartit ushtarak për ta shitur për skrap .
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale të "Vjedhjes”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›