E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edicioni i gjashte i tetorit gjerman ne Shqiperi

Edicioni i gjashtë i tetorit gjerman këtë vit ka si moto kryesore “25 vjet art i krijimit”. Në këtë vjeshtë artistike nuk do të mungojnë edhe temat për arkitekturën dhe planifikimin urban, muzikë, ekspozita , turne koncertale jazz si dhe një ekspozitë me fabulat e vëllezërve grim në kuadër të 200 vjetorit të publikimit të këtyre përrallave do të çelet në qendrën tregtare “TEG” si dhe shfaqje të përrallave operistike. Sipas ambasadores gjermane një vëmendje të veçantë do ti kushtohet 25 vjetori i rilidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.
Në kuadër të prezantimit të programit të vjeshtës gjermane u çel edhe një ekspozitë mjaft interesante rreth qendrave gjermane të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Tetori gjerman do të shtrijë aktivitetet për këtë vit edhe në qytetet kryesore ne vend.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›