E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krim për veshë

Portali BuzzFeed.com ka përpiluar listën e interpretuesve, të cilët me muzikën e tyre “kanë bërë krim”.

Internet portali BuzzFeed ka përpiluar listën e muzicientëve që, me plotë meritë, gjegjësisht “me fajin e publikut” janë aty ku janë – në krye të të gjitha top-listave muzikore.

Në vendin e parë “të të popullarizuarve me meritë” u gjend grupi Creed, i cili ka shitur më shumë albume sesa Jimmy Hendrix legjendar.

Vendi i dytë i takoi Rihanna’s, e cila në maja të top-listave u gjend plot dhjetë herë, që do të thotë se i tejkaloi kështu grupet legjendare si R.E.M, Led Zeppelin apo Depeche Mode.

Portali e bëri “për pesë pare” grupin Black Eyed Peas, i cili incizoi këngën më të keqe të të gjitha kohërave “I Gotta Feeling”, e cila, megjithatë, “u bë më e njohur se gjithçka që incizoi Elvis Prisley”.

Dy vendet e fundit në listën e BuzzFeed i takuan serialit muzikor për adoleshentë “Glee”, dhe faktit “që Justin Bieber, megjithatë, nuk ekziston fare”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›