E Hënë, 2 Nëntor 2026

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

Kancelari i ri i Gjermanisë, Friedrich Merz, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më 5 qershor, bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Stefan Kornelius.

Të dy thuhet se do të diskutojnë tema të tilla si lufta e Rusisë në Ukrainë, situata në Lindjen e Mesme dhe tarifat.

Pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia, marrëdhëniet dypalëshe dhe tensionet tregtare thuhet se do të jenë pikat kryesore në axhendën e takimit të dy udhëheqësve.

Udhëheqësit po ashtu pritet të bisedojnë për mosmarrëveshjet tregtare mes SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

Ky do të jetë takimi i parë mes dy udhëheqësve që kur Merzi mori detyrën e kancelarit më 6 maj.

Para se Merz të merrte këtë post, ishte takuar me Trumpin shumë vite më parë në Nju Jork.

Presidenti Trump do ta akomodojë kancelarin gjerman në shtëpinë e tij për mysafir, Shtëpinë Blair, që gjendet afër Shtëpisë së Bardhë. Kornelius tha se akomodimi i Merzit në këtë vend është një nder i posaçëm.

Takimi midis Trump dhe Merz do të pasohet nga një drekë dhe një konferencë për shtyp, sipas mediave lokale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›