Mes aventurave të dy femrave në Kosovë
Që ai është i dashur me pijen, femrat dhe aventurën, nuk është aspak gjë e re. Madje, po këto tundime ai nuk do të mund ta njihte veten. Kastro Zizo, kantautori trendi, përherë është bërë objekt i kronikave rozë me deklarata kundër rrymës, me histori sa me muzikën dhe jetën personale. Prej pak vitesh, ai është divorcuar nga bashkëshortja e tij Jola, me të cilën ka edhe një djalë Dankan. Edhe pse në mënyrë të tërthortë, në intervistat e tij të fundit është shprehur se dëshiron t’i rikthehet dashurisë së tij të madhe në jetë (çka ne kemi nënkuptuar ish-bashkëshorten), Kastro di ta shijojë mësë miri kohën e beqarisë së tij. E sidomos kur ai ishte në Kosovë. Ashtu siç ai shprehet, në Prishtinë ka kaluar mësë miri. E çfarë të kaluar se…?! një burim i gazetës na ka servirur sot disa foto të Kastros, i cili shfaqet me dy vajza shumë pranë buzëve të tyre. Janë fotografi në ambiente të kryeqytetit të Kosovës, të shkrepura në momente të nxehta pas mesnate, kur edhe pija kishte trubulluar mendimet e tij dhe droja kishte kohë që kishte kaluar në plan të dytë. I çliruar, Kastro as nuk e ka vrarë mendjen se mund të tërhiqte vështrime edhe të të tjerëve. Në fund të fundit, ai ndihej mirë me veten dhe shoqërinë që kishte dhe gjithçka përreth nuk ekzistonte. Ajo që vëzhgojmë është se në njërën prej fotove, Kastro shfaqet me një pianiste të re në Kosovë, të quajtur Anna, ndërsa në tjetrën me një këngëtare të re që po përpiqet të hyjë në tregun muzikor, pikërisht Fjolla Morina. Nuk dimë sa net të tilla dhe të larmishme ka pasur Kastro, por me këto materiale që ne posedojmë, kuptojmë që ai ka kaluar më shumë se mirë në Prishtinë. Fakti që këto foto vijnë nga Prishtina, do të thotë se atje ai ka qenë më i shkujdesur se kurrë. Përsa i përket Tiranës, ai edhe pse e frekuenton jo pak jetën e natës, nuk ka rënë ndonjëherë pre e paparacëve me femra. Pavarësisht se ai është i divorcuar, di gjithmonë të mos lërë vend për keqinterpretime në media, por ja që këtë herë, situata i ka shkarë nga duart dhe fotot kompromentuese nuk ka sesi t’i mohojë…!