Transplantimi i organeve, licenca publikut e privatit
08/07/2011 Ndalohet transplanti i trurit, embrioneve, si dhe rastet kur zhvillohen pwr përfitime financiare
Krahas institucioneve shëndetësore publike, edhe ato private do të pajisen me licencën që lejon kryerjen e transplanteve të organeve të ndryshme. Megjithatë, për të marrë këtë të drejtë, të gjitha këto institucione duhet të plotësojnë një sërë kushtesh të rrepta për realizimin e tyre. Tashmë ka përfunduar së hartuari baza ligjore, teksa kanë nisur dhe diskutimet mbi procedurat që do të ndiqen për transplantet. Gjatë ditës së djeshme, kreu i dikasterit shëndetësor, PetritVasili, ka bërë publike risitë që përmbledh ky draft si për sektorin publik, ashtu dhe për atë privat, duke hedhur poshtë disa nga pretendimet e ngritura prej anëtarëve të Komisionit të Shëndetësisë se licencimi për kryerjen e këtyre ndërhyrjeve duhet tu jepet vetëm spitaleve publike. Për këtë ministri Vasili ka pohuar se licencat do të jenë të njëjta si për publikun, ashtu dhe për privatin, duke e mbështetur këtë argument në garancinë ligjore, pasi rregullat për tu kryer transplantet, por dhe penalizimet për shkeljen e tyre janë parashikuar të jenë shumë të rrepta.
Penalizimet
Drafti ligjor ka të përcaktuar sanksionet që do të ndërmerren për të gjitha rastet kur transplanti nuk lejohet. Përcaktimet e bëra në ligj saktësojnë se ndalohet transplanti i indeve, qelizave dhe organeve për përfitime financiare. Po kështu nuk lejohet transplanti i trurit apo manipulimi gjenetik i embrionit për qëllime transplantimi. Njëkohësisht saktësohet se heqja e indeve dhe organeve nuk mund të kryhet ndaj një personi të paaftë, pa marrë pëlqimin e tij, përveç rasteve të veçanta. Kryerja e veprimeve në kundërshtim me atë çka është, do të sanksionohet me gjoba për mjekët deri në heqjen e licencës së punës. Sipas ministrit Vasili, ligji bazohet në disa parime shumë të shëndetshme, siç është dhurimi vullnetar i organeve, indeve apo qelizave.
Përmbajtja
“Projektligji siguron një gjurmim shembullor e të plotë që nga dhënia e organeve, indeve apo qelizave e deri tek përfituesi. Po ashtu saktëson një sistem të tërë mjaft të artikuluar në detaje të mënyrës se si do të funksionojë në Shqipëri, duke ngritur të gjitha organizmat përkatëse, qofshin ato që kryejnë transplantin në mënyrë të drejtpërdrejtë, që janë qendrat e transplantit; krijimi i bankës kombëtare të transplanteve, që ka regjistrin dhe gjithë detajet e tjera të njerëzve të transplantuar, ka ngritjen e Këshillit të Transplanteve si organ këshillimor pranë Ministrisë së Shëndetësisë, që është një organ i ri i rëndësishëm për të orientuar politikat dhe mënyrën e ndryshimeve legjislative të domosdoshme dhe përpilimit të kuadrit rregullator”. Gjithashtu, një element i rëndësishëm është edhe sanksionimi i ngritjes së bankave përkatëse të indeve, qelizave dhe organeve. “Edhe për këtë element të fundit ligji përcakton qartë dhe mekanizmat e inspektimit, përcakton qartë dhe shkallën e artikuluar të të gjithë modaliteteve që mbahen për çdo hap të mosrespektuar dhe mbi të gjitha ligji respekton dy të drejta të mëdha: të drejtën për shëndet dhe afrimin e mundësive të reja, siç janë teknikat më bashkëkohore të transplantimit, por njëkohësisht garanton të drejtën për privatësi, për ruajtjen e informacionit dhe konfidencialitetin”, ka pohuar ministri Vasili.
Ligji është krejtësisht lejues dhe jo pengues për veprimtaritë private, por veprimtaria e tyre do të jetë e inspektuar rreptësisht dhe nën kontrollin e atyre standardeve që do të vendosen nga Ministria e Shëndetësisë e që do të kontrollohen prej saj. Hapësirë është që dhe sipërmarrjet private ta kryejnë këtë veprimtari, por nën kontroll të rreptë të përmbushjes së standardeve profesionale dhe atyre etike. Kriteret janë vetëm një si në publik, ashtu edhe në privat.
Neni 6
Ndalimet
Ndalohet transplanti i indeve, qelizave dhe organeve për përfitime financiare.
Ndalohet transplanti i trurit dhe gonadeve.
Ndalohet manipulimi gjenetik i embrionit, qoftë edhe për qëllime transplantimi.
Heqja e indit, qelizave apo organit nuk mund të kryhet ndaj një personi të paaftë për të dhënë pëlqimin. Në raste të veçanta mund të autorizohet heqja e indit regjenerues nga një person i paaftë vetëm kur “nuk ka në dispozicion dhurues të përputhshëm ose të aftë për ë dhënë pëlqimin, përfituesi është vëlla ose motër i dhuruesit, dhurimi nuk duhet të shpëtojë jetën e përfituesit pa e dëmtuar atë”.
Po ashtu ndalohet promovimi dhe reklamimi me qëllim kërkese apo ofset të organeve.
Sanksionet për autoritetet mjekësore që abuzojnë
Kryerja e veprimeve të ndaluara në nenin gjashtë, kur nuk përbën vepër penale, ndëshkohet me gjobë nga 500 deri në 1 milion lekë, si dhe mund të arrijë deri në heqjen e licencës për tre vjet.
Kryerja e procesit të transplantimit të indit, qelizës apo organit pa marrë pëlqimin e dhuruesit, dënohet me heqje të së drejtës së profesionit për tre vjet. Kryerja e transplantit të indit apo organit nga një shtetas i huaj, pa pasur më parë një marrëveshje ndërkombëtare, dënohet me heqje të së drejtës për ushtrim profesioni deri në tre vjet, si dhe shkon deri në mbyllje të aktivitetit të institucionit, e cila mund të jetë dhe e përhershme.
Po kaq është edhe ndëshkimi që jepet në raste kur heqja e transplantit vë në rrezik jetën e dhuruesit, kur është në paraburgim, vuan nga një sëmundje etj.
Mosnjoftimi i efekteve të padëshiruara nga qendra ku kryhet transplanti ndëshkohet me 500 mijë lekë gjobë.
Shkelja e kushteve të konfidencialitetit dënohet me heqje të drejtës së profesionit për të paktën tre vjet.
Kryerja e importit dhe eksportit të transplanteve pa autorizimin e kreut të Ministrisë së Shëndetësisë përbën vepër penale dhe dënohet sipas dispozitave të Kodit Penal.