E Diel, 1 Nëntor 2026

Adelina seksi josh fansat për turin veror

Stina e verës është ajo e koncerteve për këngëtarët mbarë shqiptarë. Seks bomba, Adelina Ismajli, vitet e fundit e ka zhvilluar karrierën e saj më së shumti në Zvicër. Pa lënë pas koncerte të ndryshëm, që ka pasur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vera që ka mbërritur do ta sjellë atë në Malin e Zi dhe pikërisht në qytetin e populluar me shqiptarë, Ulqin. Për t’i paraprirë këtij sezoni, ajo ka publikuar jo vetëm datat e koncertit, por edhe këto foto të reja që e shfaqin mjaft seksi. Në njërën prej tyre ajo shfaqet e zhytur në pishinë me një kapele në kokë, ndërsa sheh larg, ndërsa tjetra e hipur mbi barkë. Kjo mënyrë promovimi nuk është e re nga ana e artistes së guximshme, pasi ajo çdo prag vere e ka bërë këtë gjë, duke ofruar foto të nxehta dhe poza joshëse.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›