Mes plumbash në Afganistan, ushtarja britanike lind djalin e saj

Në Kampin Bastion në provincën Helmand, një ushtare britanike ka sjellë në jetë djalin e saj. Ushtarja me prejardhje nga Fixhi ka shërbyer në një njësi artilerike dhe lindja e saj ka ndodhur në bazën ushtarake në Afganistan.Ministria e mbrojtjes e Britanisë tha se nëna dhe foshnja e posalindur janë "në gjendje stabile".
Ministria tha se nuk ishte në dijeni se ushtarja ishte shtatzënë dhe se "nuk është politikë ushtarake" të lejohet që ushtaret shtatzëna të dërgohen në operacione. Kjo ushtare kishte arritur në Afganistan në muajin mars, që nënkupton se ajo ishte shtazënë para se të dërgohej në terren.
Mediat britanike kanë raportuar se ushtarja kishte kuptuar se ka për të lindur pas ankesave për dhimbje në bark. Mendohet se kjo është hera e parë që një pjesëtare e ushtrisë britanike ka lindur në zonën e luftës.