Ikën Stefanoviç, Serbia emëron Paviçeviç për dialogun me Prishtinën

Qeveria e Serbisë e ka caktuar sot drejtorin aktual të Zyrës për Punë Profesionale e Operative në procesin negociator me Prishtinën, Dejan Paviqeviç për udhëheqës të palës serbe në dialogun teknik të ardhshëm ndërmjet Beogradit e Prishtinës.
Me këtë vendim të qeverisë serbe, është ndërruar shefi i deritashëm i ekipit negociator të Beogradit, Borisllav Stefanoviç, dhe zëvendësi i tij, Vlladimir Joviçiç, ka njoftuar zyra e qeverisë për bashkëpunim me mediat.
Gjithsesi bëhet fjalë për një person relativisht anonim (i lindur më 1979), i cili është emëruar drejtor i Zyrës për punë profesionale dhe operative në procesin negociator ndërmjet Beogradit e Prishtinës në dhjetor të vitit 2011.
Në biografinë e tij në 2011-tën thuhej se është anëtar i partisë Demokratike (të Tadiçit), me profesion jurist i diplomuar. Si njofton gazeta Blic, ai tani është student i studimeve të doktoratës në një universitet privat në Beograd. Ka qenë edhe shef i kabinetit të të të ashtuquajturit ministër për Kosovën.
Para kësaj ka ushtruar funksionin e sekretarit të Kuvendit të Komunës së Gjakovës (natyrisht diku në Serbi). Në CV-në e tij shkruan se ka qenë edhe këshilltar juridik në disa OJQ.