E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi në Egjipt: Partitë të kontribuojnë për njohjen e Kosovës

Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën Arabe të Egjiptit, delegacioni parlamentar i Kosovës është takuar me kryetare të partive politike më të vogla, por që janë pjesë e koalicionit qeverisës.
 

Udhëheqësi i delegacionit parlamentar të Kosovës, Jakup Krasniqi ka njoftuar kryetarët e partive për zhvillimet politike në Kosovë si dhe rrugën e saj deri në përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
 

Krasniqi u shpreh se nga këto parti ka kërkuar që të japin kontributin dhe të ushtrojnë ndikimin e tyre në presidencë dhe qeveri për njohjen e Kosovës nga Egjipti.
 

Sipas tij, kjo njohje është e rëndësishme sepse do te ndikoje edhe në 27 vendet e bashkësisë islame që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një gjë të tillë.
 

Kryetari i Kuvendit u shpreh se ka marrë premtime se do ta bëjnë një gjë të tillë, pasi populli i Egjiptit dhe përfaqësuesit e tij janë për njohjen e Kosovës, por për t`u formalizuar njohja duhet të pritet konsolidimi i qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›