E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mes reformave dhe terrorizmit të kuq

31-10-2011 / Nga Ilirian Dahri

Rrezik nga një rikthim i mundshëm i terrorizmit të majtë në Itali. Ministri Italian i Punës, Mauricio Sakoni ka folur për rrezikun që vjen nga terrorizmi që ka të bëjë me reformat e mundshme të tregut të punës të kërkuara këto nga vetë Europa. “Kam frikë por jo për vete sepse jam i mbrojtur. Kam frikë për njerëzit që nuk mund të jenë të mbrojtur dhe pikërisht për këtë mund të shndërrohen si shenjë të dhunës politike që në vendin tonë ende nuk është zhdukur” - kështu është shprehur ministri Italian i Punës i ‘frikësuar” nga rishfaqja e terrorizmit për ata njerëz që punojnë në lidhje me botën e punës duke ju referuar vrasjeve të Massimo D’Antonës dhe Marko Biaxhit. Fjalëve të ministrit Italian të Punës i përgjigjet e veja e D’Antonës, tashmë deputete: “Mjerisht rreziku ekziston por Sakoni do të bënte mirë të mos evokonte terrorizmin dhe mos të krijonte ndarje që ka krijuar në botën e punës me fiksimin e tij mbi shkurtimet nga puna”. Por polemikat mbi këtë temë kanë vazhduar dhe një zë tjetër ka qenë ai i Suzana Kamusos, lider i Cgil që është shprehur se: “Shpresoj që Sakoni të flasë sepse ka elementë për të folur dhe jo për të ndotur një klimë sakaq të vështirë”. Po kush ishin këta njerëz që u vranë dhe përse u desh të dhunoheshin, të vriteshin? Massimo D’Antona ishte 51 vjeç, docent i të drejtës së punës në Universitetin “La Sapienza” dhe në të njëjtën kohë këshilltar i ministrit të Punës Antonio Bassolino. U vra nga një komando terroristësh, më 20 maj 1999, në përvjetorin e statutit të punëtorëve pikërisht të 20 majit. Një person që përfaqësonte klasën politike të gjeneratës së re dhe ndoshta pikërisht për këtë edhe u sakrifikua sepse vrasësit e tij kërkonin të jepnin një mesazh për njerëzit që kërkonin të ndërronin kodet tradicionalë të politikës. Mos  vazhdoni! Tre vjet më vonë Marco Biagi, një vit më i madh se D’Antona, 52 vjeç, dhe vetëm disa ditë para vrasjes së tij në një batutë me ministrin e atëhershëm Maroni do të shprehej: “Nuk do të doja që të më titullonit ndonjë sallë me emrin tim, si ndodhi me Masimo D’Antonën”. Pak ditë më vonë pra, më 19 mars 2002, u vra nga Brigadat e Kuqe në Bolonja ndërsa kthehej nga Universiteti i Modenës, ku jepte lëndën e të drejtës së punës. Ishte gati të hynte në shtëpinë e tij për të takuar gruan dhe dy fëmijët. E vranë. Edhe ai ishte një konsulent i ministrit të Punës të qeverisë së atëhershme të Silvio Berluskonit por në të njëjtën kohë shihej nga të gjithë si një punonjës i vërtetë i shtetit të tij madje kishte punuar edhe me ministra të qeverive të qendrës së majtë të Italisë. Përpara vrasjes së tij prej Brigadave të Kuqe po merrej me modifikimin e artikullit 18 të statusit të punëtorëve. Pra, pas tre vjetësh, Brigadat e Kuqe ekstremiste të majta rikthehen të vrasin një konsulent të riformave të punës të të njëjtës ministri. Dhe pikërisht ato ditë për t’i  po flitej për mbrojtjen e tyre. Pikërisht në mars të vitit 2002, në një relacion që shërbimevt sekrete Italiane i dërgonin  parlamentit Italian mund të lexohej se kishte rrezik atentatesh terroriste për personalitetet që po merreshin me reformat ekonomike socilale dhe me tregun e punës duke i përcaktuar madje si teknikë dhe konsulentë. Por jo vetëm kaq. Në krye të listës ndodhej ministri Maroni dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij që punonin në hije. Vetëm katër ditë  pas vdekjes së tij u forcuan edhe më teper masat e sigurisë për katër studiues që bashkë me Biaxhin kishin punuar mbi librin: “Libri i bardhë mbi tregun e punës”. Ministri i Brendshëm i Italisë i asokohe, Skajola i ofron presidentit të Këshillit të Ministrave, Silvio Berluskoni, dorëheqjen e tij por Berluskoni nuk e zëvëndëson. Por vetëm pak muaj më vonë më 3 korrik Skajola dorëhiqet me anë të një letre të dërguar presidentit të Këshillit të Ministrave të Italisë Silvio Berluskoni. Ish – presidenti i Italisë Karlo Axeljo Çampi emëron Pizanun në Ministrinë e Brendshme. Duket se edhe tani klima është e njëjtë. Reformat e tregut të punës të kërkuara nga Bashkimi Europian kanë rënduar klimën politike në Itali dhe Ministri aktual i Punës Sakoni me të drejtë vëren dhe është i shqetësuar jo për veten e tij por për profesorët universitarë që në hije punojnë papushim për reformat e ndryshme të punës.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›