E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te metat thelbesore te censusit

Nga Mentor Nazarko
Tani qe pjesa e kontaktit me popullsine ne procesin e censusit mbaroi mund te thuhen disa perfundime.
Qe ne krye te heres duhet thene se ky eshte censusi i pare i popullsise dhe i banesave realizuar prej vitit 1938. Duke mbajtur parasysh kontekstin historik te vendit poziten e tij ne marredheniet nderkombetare afermendsh qe ai duhej te zhvillohej ne perputhje me kuadrin rregullues europian ne lidhje me censusin. Ka nje rregullore referuese per censusin qe eshte Rregullorja 763/2008 e Parlamentit Europian. Ky kuader referues eshte emeruesi i perbashket i imponimeve ligjore te censusit per te gjitha vendet pavaresisht problematikave te njerit apo tjetrit. Nese shikohet me vemendje ky tekst asgjekund nuk ka ndonje reference per fene dhe kombesine gje qe do te thote se Bashkimi Europian nuk mund te imponoje nje shtet joanetar si Shqiperia dicka qe nuk ua imponon shteteve anetare. Ajo qe duhet te nenkuptohet eshte se cdo shtet eshte i lire te vendose ne pyetesor pyetje te tjera qe deshiron por pyetjet detyruese jane ato qe parashikohen ne rregulloren ne fjale.
Prej ketij momenti do duhet te arrijme ne perfundimin se Shqiperia futi ne kete pyetesor pyetjen per fene dhe kombesine nen presionin e ndonje faktori rajonal qe ne rastin konkret eshte Greqia. Mund te kete pasur dhe shtete te tjera te interesuara per censusin shqiptar si Bullgaria Rumania apo Maqedonia por Greqia ka qene faktori kryesor imponues ne kete perfshirje.
Se dyti duhet thene se me kete perfshirje Shqiperia praktikisht ka treguar shkalle me te larte servilizmi ndaj Greqise sesa ne vitin 2001 kur institucionet e saj refuzuan te perfshinin ne pyetesor pyetjet per fene dhe kombesine. Shqiperia e asaj periudhe ishte shume me e deshiruar per anetaresim ne institucionet euroatlantike megjithate nuk e pranoi presionin grek. Pse valle Shqiperia anetare e NATO-s pranoi kete presion Do duhet te shihnim arkivat per ate qe eshte thene ne takimet e nivelit te larte te shtetareve shqiptare me ata greke por nga WikiLeaks-i do duhet te kuptonim se presioni grek duhet te kete marre formen e kushtezimeve prano kete pyetesor qe te jap kete ose ate. Sot smund ta themi se cili ka qene kushtezimi por sigurisht mund te themi se ndersa Shqiperia e 2011 megjithese politikisht me e forte sesa ajo e 2001-it na rezulton me servile ndaj Greqise.
Se treti kjo nderhyrje e Greqise arriti ne shkallen me te larte qofte nepermjet perfshirjes publike te perfaqesuesve te institucioneve greke qofte nepermjet angazhimit banal arrogant te konsullit grek te Korces. Shkalla e perfshirjes se ketij konsulli me thirrjen ndaj popullsise vllahe megjithese ne nje model te paradokohshem te pyetesorit parashikohej cilesori vllah tregoi se Greqia vertet e ka konsideruar censusin e Shqiperise si moment lufte per Vorio Epirin. Ky njeri i parodizuar dhe prej mediave greke qendroi ne detyre deri diten e fundit megjithese Shqiperia i beri publikisht thirrje Greqise ta largonte. Greqia sakrifikoi cenimin e imazhit te vet ne Shqiperi duke provokuar rritjen e frymes antigreke te ne ne emer te mbajtjes se nje njeriu te tille ne detyre. Pse Per shkak te njohjes qe ai zoteronte per krahinen ku sherbente. Ky njeri nxiti qytetaret te shkelnin qartazi ligjin shqiptar edhe duke imponuar ata qe vetedeklaroheshin si greke te fotokopjonin faqen e fundit te formularit. Per fat te mire censusi koincidoi me heqjen e vizave me reduktimin e pensioneve dhe krizen greke keshtu qe ndikimi grek mbi kete proces nuk duhet te kete qene ai qe pritej.
Se katerti nivel te larte ne lidhje me censusin shqiptar arriti dhe nderhyrja e vendeve te tjera fqinje si Bullgaria apo Maqedonia dicka e papranueshme ne marredheniet diplomatike midis vendeve te ndryshme. Madje Maqedonia dergoi dhe kryeministrin e vet ne nje vizite thuajse incognito ne token shqiptare vizite per te cilen Shqiperia nuk beri asnje koment zyrtar
Se pesti si deshmi e servilizmit ndaj grekeve vecanerisht autoritetet shqiptare treguan mungese te thelle pergjegjesie me ligjin perkates per censusin. Pa pasur nje koncept ligjor per kombesine per grupin etnik dicka qe e imponoi dhe Gjykata Kushtetuese ne pyetesor u parashikuan pyetje te tilla. U perfshi pyetja per fene megjithese kjo pyetje perpunimi i pergjigjeve mbi te d.m.th ndryshimi eventual i shifrave mbi perberjen fetare mund te krijoje probleme te medha. Ndryshimi i perberjes fetare te popullsise mund te krijoje frustrim te grupi fetar qe zyrtarisht eshte me i madhi- popullsia myslimane me sakte tek individe me veshje perfaqesuese apo grupime militante te ketij komuniteti. Si deshmi e servilizmit deri papergjegjshmeri per pyetjet fakultative ne pyetesor te pyeturit mund te pergjigjeshin si te donin dicka qe e shumefishonte ne maksimum mundesine e abuzimit. Nje individ ne ndikimin e konsujve zyrtare greke apo atyre jozyrtare mund te deklaronte cfare te donte pa frike per pasojat. Nese nuk do te ishte amendamenti i PDIU-se per gjoben dhe per pergjigjet fakultative atehere kjo papergjegjshmeri mund te kishte pasoja te medha ne rezultatin final.
Se gjashti megjithese flitet qe keshilltari i procesit eshte nje anglez ne pyetesor nuk ka specifikime as per grupet etnike as per grupet kulturore duke i permendur nominalisht dicka qe gjendet ne pyetesorin britanik. Nuk ka madje asnje specifikim per individet vecanerisht femijet qe mund te jene miks per nga kombesia apo grupi etnik. Nuk kuptohet se pse ne pyetesorin e sugjeruar prej nje keshilltari britanik nuk jane parashikuar per shembull pyetjet per individet me kombesi mikse eventualisht dhe me fe mikse. Pra nuk ka specifikime te ketij lloji qe do ta rrisnin saktesine e censusit
Tani qe procesi hyn ne fazen e perpunimit te te dhenave eshte e domosdoshme qe ky perpunim te behet duke pasur parasysh amendamentet e PDIU-se te cilat e objektivizojne procesin dhe per me shume e europianizojne ate. Nevoja e referimit gjate perpunimit tek regjistri i Gjendjes Civile eshte parashikuar dhe tek neni 4 i kesaj Rregulloreje europiane. shte shume e cuditshme se si autoritetet kompetente te cilet gjoja u jane referuar kushtezimeve europiane per censusin nuk e kishin perfshire kete nen ne kuadrin ligjor shqiptar. Edhe gjoba eshte gjithashtu nje element i shume vendeve europiane.
Ndoshta autoritetet shqiptare mund te mendojne se tani mund te bejne cte duan me te dhenat per fene dhe kombesine por kjo duket e pamundur me transparencen qe kane punet e nje vendi si yni. Me perpunimin e te dhenave dhe shpalljen e tyre perpara Shqiperise mund te hapen skenare te cuditshem per te cilet mund te flitet ne nje shkrim tjeter.
Gazeta Panorama

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›