Mesatare ngelese pikesh Dinamo rrezikon te bjere nga kategoria
Krahasuar me nje vit me pare Dinamo po ben me keq. Ne edicionin e kaluar skuadra blu mori mesatarisht 11 pike per ndeshje nderkohe qe kete edicion ata kane ulur ritmin duke koleksionuar 03 pike per ndeshje
Altin Vorpsi
Pas gjashte javesh kampionat mund te vihet re lehtesisht se Dinamo eshte kandidatja kryesore per te zbritur ne Kategorine e Pare. Nje gje te tille e vertetojne me se miri shifrat qe ka ne tabelen e klasifikimit skuadra e drejtuar prej teknikut Sejdini.
Statistikat
Tetembedhjete here kampionet e Shqiperise renditen te fundit duke bere keshtu nisjen me te keqe ne historine 61-vjecare te klubit. Ata kane grumbulluar vetem dy pike ne gjashte javet e para te ketij sezoni por qe per shkak te denimit nga FIFA per mospagimin e lojtarit kroat Dario Bodrusic blute jane me -1 pike ne renditje. Ne fakt shifrat e Dinamos se Faruk Sejdinit jane te frikshme 6 ndeshje 0 fitore 2 barazime dhe 4 humbje. Kriza eshte e thelle edhe ne vijen e pare vetem 1 gol ne 540 minuta dhe 6 te pesuar.
Mesatare ngelese
Nje gje eshte e sigurt. Nese skuadra e Dinamos do te vazhdoje me te tilla ritme atehere nuk do te arrije qe te shpetoje. Themi keshtu pasi vjet ne 33 ndeshje mori 36 pike pra ka mbledhur mesatarisht 11 pike per ndeshje. Kujtojme se vjet skuadra blu perfundoi ne vendin e trete nga fundi ate te 10-te ne zonen play-out. Nderkohe qe sivjet kjo mesatare eshte e erret. Kete vit qe mbyllet pas 26 javesh kampionat ata ne gjashte takimet e para kane mundur qe te marrin vetem dy pike pra po ecin me nje mesatare prej 03 pike per ndeshje. Ketyre statistikave po ti shtojme edhe penalizimin atehere gjithcka behet edhe me tragjike.
Shterpesi ne sulm
Nje tjeter faktor qe rrezon Dinamon eshte edhe ai qe i perket shterpesise ne sulm. Keshtu vjet skuadra e Dinamos realizoi plot 46 gola ne 33 takime. Pra duke realizuar 13 gola per ndeshje. Sa i perket mesatares se ketij viti gjithcka eshte shkaterruese. Blute shenojne mesatarisht 01 gol per ndeshje. Ne fakt kjo shifer e ulet kuptohet pasi ata ne gjashte ndeshje kane realizuar vetem nje gol. Flitet per ate qe realizoi Besmir Arifaj ne humbjen 2-1 me Tomorin.
Somario
Blute jane e vetmja nga 14 skuadrat e ketij edicioni qe nuk kane regjistruar fitore