Mesazh falënderimi i Presidentit Bush
Kryeministri Berisha ka marrë një letër falënderimi nga Presidenti Amerikan Xhorxh W. Bush, në të cilën Presidenti Bush shpreh falënderimet e tij për mesazhin ngushëllues për tragjedinë që ndodhi në Institutin Politeknik të Virginia Tech.
Presidenti Bush shpreh hidhërimin dhe zemërimin e popullit amerikan për ngjarjet e dhunshme të asaj dite, të cilat u morën jetën pa kuptim disa studentëve dhe pjesëtarëve të fakultetit dhe që plagosi disa të tjerë. Presidenti amerikan i shkruan Kryeministrit Berisha gjithashtu se mesazhi i tij është një burim ngushëllimi dhe prehjeje për familjet e viktimave dhe gjithë popullin amerikan. Mesazhi juaj do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje – përfundon letra e Presidentit Amerikan Xhorxh W. Bush, drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha.