Kryeministri Berisha bën homazhe në nderim të gazetarit të njohur Alfons Gurashi
Kryeministri Berisha zhvilloi sot homazhe në nderim të gazetarit dhe publicistit të njohur Alfons Gurashi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të tij, për humbjen e të afërmit dhe mikut të tyre më të mirë, Kryeministri Berisha theksoi se Alfons Gurashi la pas, dhimbjen e një humbjeje të vërtetë për gazetarinë shqiptare.
"Alfons Gurashi ishte një gazetar i emancipuar me nje veprimtari të fuqishme krijuese, publicistike, gazetareske, por ishte njëkohësisht një qytetar, një prind, një familjar, një mik, një shok i dashur, për të gjithë ata të cilët e kanë njohur. Në këtë kontekst, ai lë pas dhimbjen e nje humbjeje të vërtetë për gazetarinë, por edhe si qytetar, si njeri me vlera të arrira njerëzore."